Terror i paparë: Polica qëllon futbollistin me 13 plumba gome gjatë një ndeshje në Argjentinë (FOTO+VIDEO)

Një terror i paparë policor ka ndodhur ndaj futbollistëve dhe tifozëve në Argjetinë në ndeshjen mes skadrave amatore të Sportivo las Parehas dhe Defensor de Armstrong, njofton “infOSport.mk”.

Gjatë ndeshjes futbollistët e skuadrës vendase të Sportivo kishin sulmuar arbitrin, pasi ky i fundit sipas tyre kishte anuar ka skuadra kundërshtare. Mjaftonte një gjë e tillë që policia të intervenojë  dhe të qëllojë me plumba gome ndaj futbollistëve dhe tifozëve vendas.

Si rezultat i gjithë kësaj futbollisti i Sportivo las Parehas, Rosario Xhulian Gauna ishte qëlluar me 13 plumba, njëri prej të cilëve kishte qëlluar atë në syrin e djathtë, duke ia humbur edhe shikimin.

Viktimë tjetër serioze nga kjo ngjarje e rëndë ishte edhe Ignasio Kolombo, i cili ishte qëlluar me 5 plumba gome.

Mediat lokale njoftojnë edhe për futbollistë dhe tifozë tjerë të plagosur, ndërsa gjithashtu sipas tyre në mesin e të lënduarve nga plumbat e policisë është edhe një nënë bashkë me fëmijën e saj.

Leave a Reply