Roho tregon dëmtimin e rëndë që pësoi në derbin ndaj Sitit (FOTO)

Futbollisti portugez i Mançester Junajtedit, Markos Roho ka treguar plagën që ka marrë në kokë pasi u dëmtua në derbi ndeshjen ndaj Mançester Sitit.

Mbrojtësi i “djajve të kuq” mbeti i lënduar pas përplasjes me spanjollin, David Silva, ku më pas u detyrua që t’i fashonin kokën.

Mjekët i’a kanë qepur plagën në kokë 27-vjeçarit, i cili mungoi në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Bunrmaut, në të cilën Junajtedi shënoi fitore minimale 1:0 falë golit të shënuar nga Romelo Lukaku.

Leave a Reply