Fiorentina dhe Atalanta barazojnë në një triler ndeshje (VIDEO)

Edhe ndeshja e dytë gjysmëfinale e Kupës së Italisë është mbyllur me barazim. Pas barazimit pa gola mbrëmë në ndeshjen midis Lacios dhe Milanit në “Olimpiko”, sonte në “Artemio Franki”, Fiorentina dhe Atalanta e Etrit Berishës barazuan 3:3, duke lënë gjithçka hapur për ndeshjen e kthimit në Bergamo, njofton “infOSport.mk”.

Ndeshja filloi me një ndeshje më aktivenga ana e futbollistëve vendas, teksa Muriel dërgoi goditjen e parë në këtë takim, edhe pse ishte jo preciz. Përgjigja e mysafirëve nuk vonoi dhe në minutën e 10-të, Duvan Zapata godet, mirëpo topi kaloj skaj shtyllës së djathtë.

Pas këtyre rasteve, në minutën e 16-të, argjentinasi Alehandro Gomez hapi rezultatin pas një goditje me të djathtën e tij, pas asistit të Josip Iliçiç.  Vetëm dy minuta më pas Iliçiç sërish luajti rolin e asistuesit, ndërsa këtë herë autorë i golit ishte Mario Pashaliç.


GOLAT NGA NDESHJA FIORENTINA-ATALANTA, NDIQENI KËTU.


Vendasit shumë shpejtë u rikthyen në lojë, dhe në minutën e 33-të falë golit të shënuar nga Federiko Kieza arritën që të ngushtojnë rezultatin në 1:2.

Pas këtij goli, nuk vonoi shumë dhe vetëm 3 minuta më pas, Marko Benasi shënoi edhe golin e barazimit pas asistit të Luis Muriel, duke bërë që tifozët të çmenden në ato momente.

Edhe gjatë pjesës së dytë të dyja skuadrat vazhduan me lojë aktive, teksa sërish ishin mysafirët që avansuan të parët, falë golit të Marten de Roon.

Skuadra “vjollcë” nuk u dorëzua, teksa mysafirët tentonin të ruanin këtë epërsi, në minutën e 79-të Muriel me një goditje nga afërsia pas pasimit të Kiezas, arriti që të barazojë rezultatin në 3:3,transmeton “infOSport.mk”.

Deri në fund të takimit mysafirët arritën që ti bëjnë ballë presionit të vendasve, duke siguruar në këtë mënyrë një rezultat të mirë para ndeshjes së kthimit në Bergamo, që në program është me datë 24 prill, atë datë kur në program do të jetë edhe ndeshja tjetër gjysmëfinale midis Milanit dhe Lacios në “San Siro”.

Në ndërkohë vlen të theksohet se Atalanta dhe Fiorentina do të  takohen sërish mes tyre këtë fundjavë, kësaj rradhe në kuadër të javës së 26-të në “Serie A”.

 

 

Leave a Reply