Infantino i ndihmoi Fenerbahçes për të fituar titullin në vitin 2011

Një hetim i të përditshmes franceze “Le Monde” mund të krijojë skandalin e radhës rreth FIFA-s dhe presidentit të saj Xhani Infantino. Ky i fundit është akuzuar se në 2011-ën ka bërë një ndryshim në rregulloren e Federatës Turke të Futbollit për të ndihmuar Fenerbahce-n, që fitoi titullin atë vit falë disa takimeve të trukuara.

Infatino, që në atë kohë ishte sekretari i përgjithshëm i UEFA-s, ka bërë të mundur që masa e parashikuar nga rregullorja, që ishte rënia nga kategoria (bashkë me një penalizim prej 12 pikësh dhe një gjobë), të eliminohej me kusht që klubi i Stambollit të mos merrte pjesë në Champions League-ën e sezonit të ardhshëm.

Sezoni 2010/11 kujtohet si ai i skandalit më të madh turk, me shkelje që kanë shkuar nga korrupsioni te trafiku i armëve. 16 klube kanë qenë të përfshirë, 90 pjesëtarë të kampionatit turk janë akuzuar se kanë qenë pjesë e një organizate kriminale të armatosur që merrej me trukimin e ndeshjeve.

Fenerbahce fitoi titullin dhe doli para Trabzonspor falë një serie ndeshjesh të shitura ose të blera, por qëndrimi i Infantino-s ka qenë shumë i butë. Më specifikisht, ato sanksione nuk u aplikuan kurrë kundrejt Fenerbahce-s dhe, edhe për këtë arsye, Trabzonspor ka ndërmarrë rrugët ligjore që titulli i 2011-ës t’i hiqet Fenerbahce-s dhe ti jepet atyre.

Leave a Reply