Vëllezërit Sulimani kohën e lirë në Kumanovë e kalojnë duke lozur “PlayStation”

Pjesa më e madhe e kampionateve evropiane ndodhen në pushim, ndërsa shumica e futbollistëve shfrytëzojnë rastin që të vizitojnë familjarët e tyre, përfshirë këtu edhe futbollistët shqiptarë nga Maqedonia, njofton “infOSport.mk”.

Tre vëllezërit Sulimani, Emini, Benjamini dhe Haruni me prejardhje nga Kumanova aktualisht janë kthyer në vendlindjen e tyre në fshatin Hotël, ndërsa përveç faktit se po kënaqen me familjarët e tyre, ata po shfrytëzojnë rastin që të kalojnë kohë edhe me bashkëfshatarët e tyre, në mesin e të cilëve po gjejnë shumë respekt dhe dashuri.

Nga fotot që siguroi “infOSport.mk” ata shihen në një nga lokalet më të frekuentuara të fshatit, “Lokali  Ps4 Te Gixha”, i cili tashmë është bërë një fole e futbollistëve të njohur nga rrethina e Kumanovës.

Gjithnjë kur ndodhen në Kumanovë këtë lokal e frekuentojnë edhe futbollistët e njohur si Orhan Ademi, Nehar Sadiki e Mensur Kurtishi.

Leave a Reply