Penaltitë vendosin fatin e Renovës, Sileksi vitin tjetër do luajë në Ligën e Dytë

Janë zhvilluar dy takimet e balotazhit, që vendosën edhe përfundimisht se cilët dy skuadra edicionin e ardhshëm do të luajnë në mesin e më të mirëve në futbollin vendor, njofton “infOSport.mk”.

Edhe pse u futën si favoritë në përballjet e sotme, Sileksi dhe Renova nuk e kishin aspak të lehtë. Renovën e shpëtoi fare në fund Shefit Shefiti, i cili shfrytëzoi dhuratën e dhënë nga portieri kundërshtarë Simonovski dhe në minutën e 89-të barazoi shifrat në 2:2.

Shefiti kishte realizuar edhe golin e parë për Renovën, ndërkohë për Ohrin gtë saktë dolën të jenë Trpeski dhe Mitev.

Kështu fituesin në këtë sfidë do ta vendosin penaltitë që do të ekzekutohen në këto momente, ndërkohë aspak shpresa për Sileksin, që vitin tjetër do të luaj në Ligën e Dytë.

Në arenën “Todor Proeski”, Tikveshi falë golit të shënuar nga sulmuesi i talentuar shqiptarë, Edis Spahiu mundi Sileksin minimalisht 1:0, duke i dhënë një goditje të rëndë skuadrës nga Kratova, që vetëm disa ditë më parë triumfoi në finalen e Kupës së Maqedonisë kundër Akademia Pandevit.

Kështu Sileksi bëhet skuadra e parë në historikun e futbollit në Maqedoni, që si anëtare e Ligës së Dytë do të na prezantojë në garat europiane.

Leave a Reply