Serie A, fitojnë Sampdoria, Fiorentina dhe Sasuolo (VIDEO)

Sampdoria, Fiorentina dhe Sasuolo kanë regjistruar fitore të sigurta në ndeshjet e orës 15:00 në kuadër ta javës së 16-të në ‘Serie A’, njofton ‘infOSport.mk’.

Sampdoria para tifozëve të saj në Xhenoa me rezultatin 2:0 falë golave të shënuar nga Kaprari (66’) dhe Kualjarela (69’), mundi Parmën, ndërsa me po të njëjtin rezultat Sasuolo si mysafir shënoi fitore ndaj Frosinones.


GOLAT NGA NDESHJA SAMPDORIA-PARMA, MUND TI NDIQNI KËTU.


Një autogol i Ariaudo një minutë para fundit të pjesës së parë, dhe goli i Berardit në minutën e 58-të, i siguruan fitoren e 6 sezonale Sasuolos, skuadër kjo që tashmë me 24 pikë renditet në pozitën e 6-të, duke lënë pas vetes me një pikë më pak skuadrën e Sampdorias.


GOLAT NGA NDESHJA FROSINONE-SASUOLO, MUND TI NDIQNI KËTU.


Një fitore me shumë vlera morri edhe Fiorentina, që në Artemio Franki me rezultatin 3:1 ngadhnjeu ndaj Empolit të Frederik Veselit.


GOLAT NGA NDESHJA FIORENTINA-EMPOLI, MUND TI NDIQNI KËTU.


Mbrojtësi shqiptarë luajti gjatë gjithë takimit, ndërsa skuadra e tij falë golit të Kruniç në minutën e 24-të avansoi e para në këtë ndeshje. Megjithatë kjo ishte e tëra që bënën mysafirët, pasi në vazhdim Fiorentina me golat e Mirales (40’), Simeone (59’) dhe Dabo (78’), arriti deri tek fitorja, që e pozicionon këtë skuadër në pozitën e 8-të me 22 pikë.

Në ndeshjen e parë të së dielës, SPAL dhe Kievo barazuan pa gola.

Leave a Reply