Pedro dhe Hazard mendojnë për fitoren e Çelzit (VIDEO)

Çelzi ka realizuar edhe fitoren e dytë me rradhë, pas asaj në derbi ndeshjen e javës së kaluar kundër Mançester Sitit, duke mundur sot në transfertë Brajtonin me rezultatin 2:1, njofton ‘infOSport.mk’.

Gjithçka të besuarit e Mauricio Sarri bënë gjatë pjesës së parë, kur edhe i shënuan të dy golat.

Spanjolli Pedro në minutën e 17-të falë asistit të Eden Hazard shënoi golin e parë për ‘blutë’ e Londrës, ndërsa në minutën e 33-të ishte vetë belgu Eden Hazard që realizoi edhe golin e dytë, me të cilin skuadrat shkuan në pushim.


GOLAT NGA NDESHJA BRAJTON-ÇELZI, MUND TI NDIQNI KËTU.


Gjatë pjesës së dytë ishte skuadra vendase e Brajton, që shënoi golin e vetëm, kur Marsh në minutën e 66-të vendosi rezultatin përfundimtarë të këtij takimi, Brajtoni 1, Çelzi 2.

Falë kësaj fitore skuadra nga ‘Stemford Brixh’, arriti në kuotën e 37 pikëve, mirëpo duke u renditur vetëm në pozitën e katërt, teksa Brajtoni me 21 pikë mban pozitën e 13-të në tabelën e klasifikimit në Premierligë.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply