Modriç vazhdon me Realin e Madridit edhe për një vit tjetër

Mesfushori, Luka Modric, ka vazhduar kontratën me Real Madridin edhe për një sezon, ka bërë të ditur para pak çastesh edhe zyrtarisht klubi madrilen.

“Real Madrid dhe Luka Modriç kanë arritur marrëveshje për të vazhduar bashkëpunimin deri më 30 qershor 2022,” – ka bërë të ditur shkurt komunikata duke mos dhënë detaje tjera.

Fantazisti 35-vjeçar me Realin e Madridit ka luajtur për plotë 9-të sezone, ndërsa me kontratën e re, ai do të zhvillojë edhe edicionin e 10-të si “madrilen”.

Te Reali i Madridit, Modriç erdhi gushtin e vitit 2012-të nga rradhët e Totenhamit, ndërsa si shumica e talentëve kroat, edhe ky hapin e madh drejt futbollit europian e bëri nga rradhët e Dinamo Zagrebit.

Në stinorin e posapërfunduar në La Liga, Modriç kontriboi me 35 ndeshje, 5 gola dhe 3 asistime.

Ndryshe me Realin e Madridit, Luka Modriç numëron gjithsej 391 ndeshje, 28 gola dhe 61 asistime.

Leave a Reply