ZYRTARE, Flik merr drejtimin e kombëtares gjermane

Trajneri i deritashëm i Bajernit të Munihut, Hansi Flik, do të jetë pasardhës i Joakim Lëvit te kombëtarja gjermane.

Kanë qenë drejtuesit e Federatës Gjermane të Futbollit që kanë zyrtarizuar lajmin, duke bërë të ditur se Flik do të merr drejtimin e “pancerëve” pas përfundimit të Evropianit të këtij viti që starton me 11 qershor.

Flik fitoi gjithçka me Bajernin eMunihut gjatë vitit të kaluar dhe këtë vit gjithashtu fitoi titullin kampion, derisa triumfi në Ligën e Kampionëve, ngriti shumë reputacionin e trajnererit në fjalë.

Kujtojmë Gjermania është një nga kundërshtarët e Maqedonisë në grupet eliminatore për Botërorin e vitit 2022 që do të mbahet në Katar. Me Lëv në krye Gjermania pësoi disfatë befasuese nga Maqedonia në ndeshjen e parë të zhvilluar në Duisburg, ndërsa tashmë “pancerët” në Shkup do të udhëhiqen nga trajneri i tyre i ri, Hansi Flik.

Leave a Reply