Davor Shuker mbetet kryetar i Federatës së futbollit të Kroacisë

Davor Shuker ka mbetur në krye të Federatës së futbollit të Kroacisë, pasi në kuvendin e mbajtur sot ka mbledhur shumicën e votave të delegatëve. Për Shukerin votuan “pro” 48 delegatë, tre të përmbajtur dhe vetëm një kundër, që ishte Dario Shimiç.

“Ne të gjithë e dimë se çka është kontinuteti, e dimë të gjithë që jemi në futboll. Një problem i madh në Kroaci është se një numër gjithnjë e në rritje i njerëzve duan një aktivist sportiv të çastit”, tha Shuker.

Kujtojmë që Shuker, kryetar i Federatës së futbollit të Kroacisë është që nga viti 2012.

Leave a Reply