Fitojnë Skënderbeu dhe Partizani, ndalet Kukësi (VIDEO)

Skënderbeu vazhdon marshimin në Superligën shqiptare, teksa skuadra korçare pa shumë probleme sot në teren vendas mundi Teutën me rezultatin 3:1, njofton “infOSport.mk”.

Në këtë ndeshje te skuadra korçare fjalën kryesore e pati dyshja sulmuese, Soue dhe Xhejms që realizuan të tre golat, dy prej të cilëve ishin pjesë e të parit, teksa golin e nderit për mysafirët nga Durrësi e realizoi Dediç.

Skënderbeu-Teuta (Përmbledhje)

Skënderbeu-Teuta (Përmbledhje)

Публикувахте от DigitAlb в 22 декември 2017 г.

Fitore identike realizoi edhe Partizani i Sulejman Starovës, që tashmë mund të merr frymë më lirshëm. Skuadra nga kryeqendra shqiptare me rezultatin 3:1 mundi Vllazninë, edhe atë falë dy golave të shënuar gjatë pjesës së dytë, pasi pjesa e parë u mbyll me barazimin 1:1.

Partizani-Vllaznia (Përmbledhje)

Partizani-Vllaznia (Përmbledhje)

Публикувахте от DigitAlb в 22 декември 2017 г.

Laçi vazhdoi ecurinë pozitive, duke shënuar edhe një tjetër fitore 3:1 në ndeshjet e javës së 16-të, pasi mundi Lushnjën, ndërkohë fitore të pastërt 3:0 si mysafir regjistroi Flamurtari i Shpëtim Duros, që mundi Kamzën.


ISH BRAZILIANI I SHKËNDIJËS SHËNON NË FITOREN E FLAMURTARIT (VIDEO)


Surprizën e javës e bëri Luftëtari që në transfertë mundi Kukësin, skuadër kjo që tashmë ndodhet shumë larg pozitës së parë, që mbahet bindshëm nga Skënderbeu me 37 pikë, 9 më shumë se Flamurtari i vendit të dytë dhe 10 më shumë se Laçi në pozitën e tretë. Kukësi aktualisht ndodhet në pozitën e katërt me 25 pikë, i ndjekur nga Partizani me 24 pikë në pozitën e pestë dhe Kamza me 23 pikë në pozitën e 6-të.

Kukësi-Luftëtari (Përmbledhje)

Kukësi-Luftëtari (Përmbledhje)

Публикувахте от DigitAlb в 22 декември 2017 г.

 

SUPERLIGA SHQIPTARE, JAVA 16
LAÇI – LUSHNJA 3-1
Golashënues: Rexhinaldo 2’, Uzuni 77′, Xhixha 91′ / Sefa 43’
PARTIZANI – VLLAZNIA 3-1
Golashënues: Ibrahimi 9’, Progni 65′ , Bardhi 83’/ Çinari 11’
SKËNDERBEU – TEUTA 3-1
Golashënues: Soue 36’, 81′, Xhejms 85’  / Dediç 20’ (pen.)
KAMZA – FLAMURTARI 0-3
Golashënues: Hoxhaj 20’, Xhufo 44’, Tungara 92′
KUKËSI – LUFTËTARI 1-2
Golashënues: Bakaj 65′ (pen.) / Abazaj 44’, Rroca 47′

Leave a Reply