Kukësi shkarkon trajnerin Milnkoviç, e ndëshkoi ish skuadra e tij

Disfata e sotme ndaj Luftëtarit si vendas ka bërë që numri një i Kukësit, Safet Gjici edhe përfundimisht të merr vendimin për të shkarkuar trajnerin Mladen Milnkoviç.

Prej javësh tekniku serb ishte në vënë në shënjestër, por presidenti Gjici e konfirmonte atë, mirëpo vetëm deri më sot, pasi disfata 1:2 nga Luftëtari bëri që ai përfundimisht ti tregon derën Milnkoviçit.

Pas këtij largimi, mbetet të shihet se cila do të jetë zgjedhja e Gjicit, pasi jo pak emra kanë qarkulluar prej ditësh për postin e trajnerit, ku ndër më të përmendurit është ai i Artan Mërgjyshit, një trajner i cili gjatë karrierës së tij ka udhëhequr skuadrat si Kastrioti, Besa, Apolonia e Korabi.

Leave a Reply