Barça leksion Realit..Fitorja më e ëmbël e vitit 2017-të (VIDEO)

Barcelona ka shënuar fitore 3: 0 në “El Clasico-n” e parë të këtij viti në La  Liga ndaj Realit të Madridit, duke mundur kampionët në fuqi midis “Santiago Bernabeu”, njofton “infOSport.mk”.

Është kjo fitorja më e ëmbël pa dyshim për skuadrën “katalunase” që në këtë mënyrë tashmë ka plotë 14 pikë diferencë ndaj skuadrës “madrilene” që ka edhe një ndeshje më pak. Për më tepër Barcelona tashmë ka ritur diferencën e pikëve edhe ndaj Atletiko Madridit, që mbrëmë pësoi disfatë nga Espanjolli.

Ndryshe të tre golat Barcelona i realizoi gjatë pjesës së dytë, kur edhe dominoi në tërësi ndeshjen.

Serinë e golave e hapi Luis Suarez, i cili përfitoi nga një super aksion i skuadrës së tij dhe një super asistimi në kohë nga ana e Serxhi Roberto.

Goli i dytë mban firmën e Lionel Messit i cili nuk gaboi nga pika e bardhë, që u akordua me plotë të drejtë pasi Karvahal luajti me dorë, duke dashur që të evitojë një gol në rrjetën e Navas. Përveç golit të pranuar më pas, Reali mbeti edhe me 10 futbollistë në fushë, pasi Karvahal u ndëshkua drejtëpërdrejtë me karton të kuq, ndërsa e gjithë kjo lehtësoi edhe më shumë punën e Barcelonës në minutat në vazhdim, kur fare në fund përmes Aleks Vidal në minutat shtesë të takimit shënoi edhe golin e nokautit për Realin e Madridit, që në këtë mënyrë me shumë gjasa do të duhet të përshëndetet me titullin e kampionit.

Barcelona pas 17 xhirove kryeson bindshëm tabelën e klasifikimit me 45 pikë, plotë 11 më shumë se Reali i Madridit që mban pozitën e katërt, ndërkohë tashmë ka edhe 9 pikë dallim ndaj ndjekësit më të afërt, Atletiko Madridit.

Leave a Reply