Spanja dhe Rusia vetëm barazim, shtesa apo penaltitë vendosin çerekfinalistin (VIDEO)

Ndeshja e parë e ditës së sotme e vlefshme për 1/8 e finales së KB “Rusi 2018”, midis nikoqirëve të Rusisë dhe Spanjës është mbyllur me barazimin 1:1, ashtu që vetëm koha shtesë, apo edhe penaltitë do të na japin emrin e çerekfinalistit të tretë në këtë Botëror, njofton “infOSport.mk”.

Një autogol i Ignasheviç që në minutën e 12-të i dha avanhtazin Spanjës, teksa Rusia barazoi rezultatin 4 minuta para fundit të pjesës së parë, falë golit të shënuar nga Dzyuba nga penaltia.

Ndeshja Spanjë-Rusi, gjithashtu mund të futet në histori, si ndeshja e parë në një Botëror, ku do të aplikohet edhe zëvendësimi i katërt, kuptohet nëse për një gjë të tillë vendosën trajnerët e këtyre kombëtareve, Fernando Hiero dhe Çerçeshov.

Leave a Reply