Dalin në shitje biletat për ndeshjen B e H – Maqedoni!

Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll me datë 29 maj në Sarajevë do të zhvillojë ndeshje miqësore kundër ekipit kombëtar të Bosnje e Hercegovinës, një ndër ekipet pjesëmarrëse në Botërorin e këtij viti që do të mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë, njofton “infOSport.mk”.

Federata e Futbollit e Bosnjës dhe Hercegovinës ka siguruar bileta për tifozët nga Maqedonia me një çmim prej 1.000 denarësh për sektorët: JUG B4, JUG B3 dhe JUG – qëndrim në këmbë, të cilat janë në kuadër të stadiumit “Asim Ferhatoviq Hase” në Sarajevë.

Tifozët e Maqedonisë mund të blejnë biletat direkt përmes web platformës së FFM-së: eticket.ffm.mk

Leave a Reply