FFM, komunikata e Shkëndijës tërësisht e papranueshme

FFM vlerëson se komunikata e fundit e KF Shkëndija është tërësisht e papranueshme, e pabazë dhe në kundërshtim të qartë me gjendjen faktike të konstatuar, me përmbajtje që përbën fyerje për arsyen e shëndoshë dhe inteligjencën e opinionit sportiv.

Federata e Futbollit e Maqedonisë mbetet e vendosur në mënyrë të palëkundur në synimin për të sanksionuar në mënyrë konsekuente të gjitha format e sjelljes së papërshtatshme, pa marrë parasysh klubin, individin apo funksionin.

Ky reagim nga ana e Federatës së Futbollit të Maqedonisë, vjen pas komunikatës së Shkëndijës mbrëmë vonë, përmes së cilës kishin sqaruar se pse skuadra nuk kishte pranuar medaljet që i takojnë skuadrës finaliste, pas disfatës kundër Sileksit (1:0).


LEXO GJITHASHTU: Refuzimi i pranimit të medaljeve! Shkëndija del me komunikatë zyrtare (VIDEO)

 


Federata e Futbollit e Maqedonisë ka shprehur shqetësim serioz dhe zhgënjim nga sjellja e një pjese të aktorëve të ndeshjes, veçanërisht nga veprimet e drejtuesve të KF Shkëndija dhe futbollistëve, të cilët drejtpërdrejtë dëmtojnë imazhin e futbollit dhe dinjitetin e një finaleje që duheshte të ishte festë e sportit.

Leave a Reply