Staniq shpalosi listën anti Bullgari, Struga Trim Lum dhe Sileksi përfaqësohen me nga 3 futbollistë!

Seleksionuesi i përfaqësueses futbollistike të Maqedonisë U21, Goran Staniq, ka bërë publike listën e futbollistëve që do ti ketë në disponim për ndeshjen miqësore kundër ekipit kombëtar U21 të Bullgarisë, njofton “infOSport.mk”.

Staniq për këtë ndeshje ka ftuar gjithsej 21 futbollistë, teksa me nga 3 futbollistë përfaqësohen Struga Trim Lum dhe Sileksi.

Grumbullimi i ekipit përfaqësues shpresa në futboll është paraparë të ndodh me datë 27 maj në Shkup, ndërsa pas 3 stërvitjeve që do ti kryejnë në kryeqendrën tonë, të premtën me 29 maj, e gjithë ekspedita do të udhëtoj për në Sofje.

Ndeshja e shpresave futbollistike të Bullgarisë dhe Maqedonisë, në program është të shtunën (30 maj) me fillim në ora 17:00. (infOSport.mk)


LISTA E FUTBOLLISTËVE TË FTUAR

PORTIERË:

Vasko Vasilev (KF Struga Trim Lum), Ljupçe Xhekov (KF Sileks), Nikola Filevski (KF BregalLnica).

MBROJTËS:

Andrija Dimeski (FK Vozhdovac, Serbi), Anes Meliqi (KF Shkëndija), Gjorge Xhekov (KF Sileks), Numan AjetoviQ (KF Shkëndija), Memetriza Hamza (KF Struga Trim Lum), David Stojanoski (FK Bravo, Slloveni).

MESFUSHORË:

Adis Murati (KF Bashkimi), Harun Nezirovski (FK Helsingborg, Suedi), Ilija Maslarov (FK Lugano, Zvicër), Matteo Sofijanoski (FK Makedonija GJ.P), Matej Gashtarov (FK Borac Çaçak, Serbi), Adrian Zendeli (KF Struga Trim Lum),  Muhamed Elmas, Makedonija Gj.P).

SULMUES:

Dimitar Danev (KF Vardar), Admir Latifi (FC Osijek, Kroaci), Dimitar Trajkov (FC Dugo Polje, Kroaci), Marko Nikollovski (KF Sileks), Nikola Manojllov (KF Rabotniçki)

Leave a Reply