Pas shortit që përcaktoi katër çiftet për të përmbushur vendet në Ligën e Dytë të Futbollit vendor, sot zyrtarisht janë mësuar edhe stadiumet ku do të luhen këto ndeshje.
Tre ndeshje janë planifikuar të luhen me datë 30 maj, ndërsa vetëm një ndeshje do të luhet një ditë më vonë.
Skuadra e KF Kamjanit nga fshati Kamjan i Tetovës, ndeshjen historike kundër Pobedës nga Valandova do ta zhvillojë në stadiumin e qytetit në Shtip.
Në Kratovë do të përballen Sasa nga Kamenica dhe Euromilk GL nga Shkupi, ndërkohë në stadiumin e Qytetit në Koçan, mejdanin do të ndajnë dy ish skuadrat elitare, Kozhuvi nga Gjevgjelia dhe Boreci nga Velesi.
Që të trija këto ndeshje në program janë me datë 30 maj, ndërsa një ditë më vonë (31 maj) në kryeqendrën tonë, më saktësisht në lagjen e Gjorçe Petrovit, një vend për në Ligën e Dytë do të kërkojnë, Teteksi nga Tetova dhe Vllaznimi 1947 nga Struga.
Që të gjitha këto katër ndeshje janë planifikuar për në orën 16:30. (infOSport.mk)

