Nadal mbetet jashtë Abu Dhabit për shkak të lëndimit

Tenisti spanjoll, Rafael Nadal nuk do të mund të luajë në turneun e Abu Dhabit. Arsyeja e mungesës së spanjollit në këtë turne, është që Nadali ende nuk është rikuperuar nga dëmtimi në gjurin e djathtë dhe që e detyron atë të shtyjë edhe pak rikthimin.

Ndërkohë me shumë dyshime është edhe rikthimi i Endi Marrej për këtë turne, me këtë të fundit që me shumë gjasa do ta fillojë sezonin me Australian Open. Të stopuar vijojnë të mbeten Vavrinka, Raoniç e Nishikori, ndërsa Gjokoviq ka lajmruar zyrtarisht rikthmin për turneun që zhvillohet në Emiratet e Bashkuara.

Leave a Reply