FC Shkupi tashmë edhe me “Fan-Shop”

Skuadra e FC Shkupi, pasi që dje ka bërë prezantimin e sponsorit të ri, sot ka bë zyrtare edhe një marrëveshje të re.

Nga kryesia e klubit njoftuan se nga dita e sotme FC Shkupi ka nënshkruar marrëveshje me brendin e njohur të veshjeve sportive, firmën italiane “Kappa”. Skuadra me veshjet e reja “Kappa”, do të pajiste që nga dita kur do të arrijë në Antali të Turqisë.

Gjithashtu njoftojnë të gjithë dashamirët e skuadrës, se nga muaji shkurt i vitit 2018, do të hapet edhe “Fan Shop”-i i klubit, ku të gjithë do të kenë mundësi që të blejnë fanellë, shalle, kapela dhe gjithçka tjetër me logon dhe brendin e ri të skuadrës së tyre të zemrës.

Leave a Reply