Kupa e Italisë, Lacio kalon në gjysmëfinale (VIDEO)

Lacio është skuadra e parë gjysmëfinaliste e Kupës së Italisë. Skuadra e gardianit shqiptarë, Thomas Strakosha në ndeshjen e parë çerekfinale mundi Fiorentinën me rezultatin minimal 1:0, njofton “infOSport.mk”.

Golin e vetëm në këtë përballje për “lacialët” e realizoi boshnjaku, Senad Luliç, edhe atë vetëm pas 6 minutave lojë.

Në luftë për finalen e madhe skuadra e Lacios do të përballet me fituesin nga ndeshja midis Milanit dhe Interit, që në program është sonte me fillim në ora 20:45. Rikujtojmë Lacio sezonin e kaluar në dy ndeshje të zhvilluara në gjysmëfinale eliminoi Romën. Kësisoj skuadra e trajnerit Simone Inzagi gjatë vitit 2018-të do të tentojë të prek edhe finalen e katërt në 6 edicionet e fundit, dhe të 10-tën në përgjithësi.

Lacio në tre finalet e deritanishme doli fitues përballë Juventusit në vitet 2015 dhe 2017, ndërsa gjatë vitit 2013-të kishte mundur Romën.

Leave a Reply