TOP 10 golat në Superligën e Kosovës, dy prej tyre janë të Maliq Belulit (VIDEO)

Superliga e Kosovës javë më parë ka mbyllur siparin për gjysmësezonin e parë, ndërsa tashmë në fundvit mediat kosovare po bëjnë edhe përzgjedhjen e golave më të bukur të shënuar për gjatë gjithë vitit 2017-të, njofton “infOSport.mk”.

Në TOP 10 golat e shënuar, dy prej tyre janë të përzgjedhur nga ana e futbollistit Maliq Beluli nga Gostivari, që këtë gjysmësezon luajti me fanellën e Vllaznisë së Pozheranit, ndërsa para se ti bashkohej kësaj skuadre gjatë merkatos së verës, ai mbronte ngjyrat e skuadrës së Ferizajit.

Pikërisht me këtë skuadër Beluli kishte shënuar dy super gola, të cilët në fund gjetën hapësirën e tyre në mesin e 10 golave më të bukur të vitit në futbollin kosovar. Njëri prej tyre i shënuar nga futbollisti gostivaras, u rendit në pozitën e 9-të, e tjetri në pozitën e 6-të, ndërkohë si goli më i bukur u përzgjodh ai i Qemal Elshanit të KF Besas.

Shum i lumtur që nga 10 golat më të mirë të vitit 2017/18,2 janë zgjedhur golat e mi të cilët i kam shënuar me ish klubin tim KF Ferizajin..#FaleminderitZOT 🙏#BELULI ⚽️⚽️

Публикувахте от Maliq Beluli в 25 декември 2017 г.

Leave a Reply