Montella në bisedime me Seviljen

Viçenzo Montella me shumë gjasa do të jetë trajneri më i ri i Seviljes. Ish trajneri i Milanit është në bisedime me drejtuesit e Seviljes dhe nga këta të fundit shihet adekuat për të zëvendësuar të shkarkuarin Eduardo Berrizo.

Në mediat spanjolle këtë e shohin si punë të kryer, ndërsa zyrtarizimi i tij nga Sevilja pritet të bëhet ditëve në vijim. Mësohet se në këtë aventurë, Montella ka zgjedhur të asistohet nga një ish mesfushor italian, që ka luajtur për Juventusin, Enzo Maresca. Ky i fundit ka një eksperiencë të gjatë edhe në kampionatin spanjoll, pasi ka luajtur për 4 sezone pikërisht për andaluzianët, por edhe për disa kohë me Malagën.

Leave a Reply