ZYRTARE, Montella trajner i ri i Seviljës

Vetëm pak kohë ka zgjatur papunësia e Vinçeno Montellas, pas largimit të tij nga Milani. Strategu italian do të drejtojë skuadrën e njohur spanjolle të Seviljas, ndërsa lajmin e ka konfirmuar vetë klubi spanjoll përmes një lajmërimi në faqen zyrtare në Tëitter.

Montella me skuadrën nga “Ramon Sançez Pizhuan” ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2019-të, ndërsa paga e tij vjetore do të jetë 3 milion euro.

Ai madje ka zgjedhur edhe ndihmësin e tij, që do të jetë Enco Mareska, ndërsa në postin e trajnerit te Sevilja, Montella do të zëvendësojë Eduardo Bericon.

Montella kësisoj fitoi garën me Havi Garsian dhe Valter  Maxarin, që gjithashtu ishin në garë për të marrë drejtimin e skuadrës “andaluziane”.

Leave a Reply