Idrizi i Flamurtarit të Vlorës konfirmon akordin me Memushajn!

Administratori i skuadrës së Flamurtarit, Sinan Idrizi ka konfirmuar zërat e dalë ditët e fundit në lidhje me një ofertë të bërë në drejtim të mesfushorit të Kombëtares Shqiptare, Ledian Memushajt.

Sipas, Idrizit lojtari ka 50% shanse që në janar të jetë pjesë e Flamurtarit, pasi lojtari i është përgjigjur pozitivisht ftesës së tij. Por, në rast se Memushaj nuk do të bashkohet në janar me skuadrën, ai do të jetë në merkaton e verës. (EDS)

 

Leave a Reply