Kur mungojnë favoritët, Anderson e fiton turneun e Abu Dhabit

Kevin Anderson është fitues i turneut në tenis që u zhvillua në Abu Dhabi, pasi në finale mundi Roberto Bautistan me rezultat 2:0 në setet 6:4 dhe 7:6. Ky është titulli i parë për Anderson që fiton në këtë turne, ndërsa deri në finale arriti pasi eliminoi emrat si Pablo Kareno e Dominik Tiem.

Kujtojmë që edicioni i sivjetshëm i Abu Dhabit nuk tërheqi vëmendje të madhe, për shkak të mungesave të yjeve të mëdha të këtij sporti si Rafael Nadal, Novak Gjokoviq e Endi Marrej. Të tre tenistët në fjalë nuk arritën të marrin pjesë për shkak lëndimeve.

 

 

Leave a Reply