Atletiko Madridi prezanton dyshen Diego Kosta-Vitolo (VIDEO)

Atletiko Madridi më në fund ka prezantuar dyshen Diego Kosta-Vitolo, të cilët do të kenë të drejtë loje. Nga janari i vitit 2018-të përfundon dënimi i “jorganxhinjëve”, dhe që të dy këta futbollistë do të kenë të drejtë loje për skuadrën madrilene.

Më shumë se 20 mijë tifoz kishin ardhur në stadiumin “Ëanda Metropolitano”, për të përshëndetur dy futbollistët e tyre, Diego Kosta dhe Vitolo.

“Kam pritur gjatë kohë dhe jam i lumtur që më në fund do të zbres në fushë dhe do të ndihmojë skuadrën” – tha braziliani me pasaportë spanjolle, i cili tre muaj vetëm stërvitej me skuadrën e trajnerit Diego Simeone.

Vitolo regjistrioi vetëm disa ndeshje me Las Palmasin këtë stinor, duke luajtur si i huazuar, mirëpo pasi u lëndua, edhe ai ishte jashtë fushave të futbollit.

“Jam këtu me shpresë se do të fitoj trofe” – tha Vitolo. “Qëllimi im është që të luaj sa më shumë dhe të ndihmojë skuadrën. Këtu ka futbollistë shumë cilësorë dhe është trajneri ai që do vendos se kush do të luaj” – u shpreh Vitolo, i cili u transferua nga rradhët e  Sevilës që gjatë merkatos së verës.

Leave a Reply