Nderim Nexhipi merr rolin e drejtorit sportiv te Kukësi

Nderim Nexhipi është i lidhur ngushtë me Shqipërinë dhe kampionatin shqiptarë. Shkupjani i cili kishte një karrierë të bujshme futbollistike, madje një pjesë të saj duke zhvilluar edhe në Superligën shqiptare, mjaft mirë po vepron edhe jashtë fushave të futbollit.

Ai pasi ndërpreu karrierën e tij futbollistike, u punësua si opinionist në kanalet sportive shqiptare të “Supersport Digitalb”, më pas edhe ne Federatën shqiptare të futbollit, ndërsa tashmë së fundmi me shumë gjasa edhe në rolin e drejtorit sportiv te skuadra kampione e Kukësit.

Burime të afërta me “infOSport.mk” bëjnë me dije se Nexhipi shumë shpejtë do të zyrtarizohet në këtë post te skuadra verlindore nga Shqipëria, duke u bërë shkupjani i dytë që do të luaj një rol kaq të rëndësishëm në një skuadër shumë të fuqishme, pas Haris Fakiq, i cili me shumë sukses po bënë punën e tij te skuadra e Skënderbeut.

Me Nexhipin si drejtor sportiv, shumë shpejtë pritet të zgjidhet edhe çështja e trajnerit të ri te Kukësi, ku një ndër emrat e përmendur që pritej të zëvendësonte Milinkoviçin e shkarkuar ishte edhe strategu shkupjan, Zekirja Ramadani, mirëpo bisedimet me të janë ndërprerë, pasi detaje të vogla bënë që ai mos të ulet në krye të skuadrës verilindore, ndërsa burime të “infOSport.mk” bëjnë me dije se Kukësi në stinorin pranveror do të udhëhiqet nga një trajner gjerman.

Leave a Reply