Goretzka ende nuk ka vendosur se ku do të luaj

Leon Goretzka nuk ka njoftuar ekipin e tij Shalke 04 për ndonjë lëvizje të mundshme në ndonjë skuadër tjetër, ka deklaruar menaxheri i përgjithshëm i skuadrës nga Gellzenkirshen, Kristian Hajdel, ndërsa një gjë e tillë është konfirmuar edhe nga këshilltari i vetë futbollistit.

Arsyeja për një deklaratë të këtillë të Hajdel është informacioni i “Bild”, se futbollisti i tyre gjatë verës do të luaj me Bajernin e Munihut.

“Deri në këto momente Leon nuk na ka njoftuar se ku do të vazhdojë të luaj” – ka thënë Hajdel në intervistën e dhënë për “Sport1.de”.

Këshilltari i 22-vjeçarit Goretzka, Jorg Nojbauer, lidhur me këtë çështje është shprehur: “Do të informojmë së pari Shalken, kur Leon do të vendos se ku dëshiron të luaj”.

Goretzkas i përfundon kontrata me Shalken, mirëpo në garë për shërbimet e reprezentuesit gjerman nuk është vetëm Bajerni i Munihut, pasi gazeta spanjolle “Marca” pohon se për të interesohen gjithashtu edhe dy skuadrat gjigande spanjolle, Reali i Madridit dhe Barcelona.

Leave a Reply