Murinjo zëvendëson Mikhtarian me një portugez!

Trajneri i Mançester Junajtedit, Zhoze Murinjo është i gatshëm për të zëvendësuar armenin Henrikh Mikhtarian me mesfushorin e Interit, Zhoao Mario gjatë muajit janar.

Sipas informacioneve të gazetës “Sun”, Mikhtarian me shumë gjasa do të largohet nga “Olld Traford” gjatë janarit, pasi nuk arriti që të dëshmojë gjithë potencialin e tij pas transferimit nga rradhët e Borusia Dortmundit,

Ai për herë të parë pas dy muajsh ndaj Sautemptonit e nisi ndeshjen si titullarë, mirëpo sërish nuk bindi trajnerin Murinjo, i cili e zëvendësoi atë në minutën e 65-të, ndërsa sonte ndaj Evertonit nuk e inkuadroi fare në lojë.

Strategu portugez te bashkëkombasi i tij sheh zëvendësuesin e Majkëllë Karik në qendër të mesfushës. Ish reprezentuesi anglez pritet që në fund të këtij sezoni ti jap fund karrierës së tij, ndërsa pikërisht Zhoao Mario është zgjidhja e parë e Murinjos.

Leave a Reply