Jashanica largohet nga Skënderbeu, me sy ka Rusia

Skënderbeu ka shumë gjasa që gjatë këtij muaji të ndahet me ndonjërin prej futbollistëve të saj më të mirë. Në adresë të klubit korçar kanë arritur shumë oferta, ndërsa ndër futbollistët që mund të ndahen që në janar me Skënderbeun, janë mesfushori, Sabjen Lilaj dhe mbrojtësi kosovar Bajram Jashanica.

Për këtë të fundit ofertat janë kryesisht nga Belgjika dhe Rusia, ndërsa për Lilajn di destinacion i tij i rradhës shihet kampionati turk.

Ndër skuadrat që shihet si favorit për shërbimet e mbrojtësit të përfaqësueses së Kosovës, Bajram Jashanica, është Akhmat Grozny. Drejtuesit e kësaj skuadre e pëlqejnë futbollistin e skuadrës korçare, e cila do të pranonte për të shitur Jashanicën, vetëm nëse do të përfitonte bukur mirë në aspektin financiar.

Leave a Reply