Atalanta me 10 futbollistë mundi Romën midis Olimpikos (VIDEO)

Atalanta e Etrit Berishës vazhdon të shkëlqejë këtë edicion në futbollin italian. Skuadra nga Bergamo mundi Romën midis “Olimpikos” me rezultatin 1:2, duke iu gëzuar në këtë mënyrë edhe fitores së 8-të këtë edicion në “Serie A”. Kjo fitore fiton në peshë, për faktin se Atalanta tërë pjesën e dytë e luajti me një futbollist më pak në fushë, pas përjashtimit të De Roon në minutën e fundit të pjesës së parë.

Pikërisht ky i fundit në minutën e 19-të realizoi golin e dytë për Atalantan, teksa vetëm 5 minuta më herët Kornelius kishte realizuar golin e parë për skuadrën e trajnerit Gasperini.

Golin e nderit për Romën në këtë ndeshje e realizoi Edin Xheko në minutën e 56-të, kur nga brendia e zonës me të majtën e tij realizoi për 1:2. Edhe përkundër dëshirës së madhe dhe tentativave të vendasve, rezultati mbeti i pandryshuar, kjo edhe falë gardianit shqiptarë, Etrit  Berisha, i cili tashmë me Atalantan e tij renditet në pozitën e 7-të me 30 pikë, po aq sa ka edhe Sampdoria në pozitën e 6-të.

Leave a Reply