Zuka, Muarem dhe Gafuri debutojnë me gol te Flamurtari

Fisnik Zuka, Muarem Muarem dhe Argjent Gafuri sot kanë zhvilluar ndeshjen e tyre të parë me fanellën e Flamurtarit, njofton “infOSport.mk”.

Në prag të nisjes së përgatitjeve dimërore në Antalia të Turqisë, skuadra vlonjate ditën e sotme e zhvilloi për tu përballur me ekipin e të rinjëve, ku Duro ju dha shansin gjithë futbollistëve, përfshirë këtu edhe blerjet e janarit, Nedeljkoviç, Zuka Muarem dhe Gafuri. Këta tre të fundit e shfrytëzuan më së miri këtë ndeshje, duke u regjistruar në listën e golashënuesve.

Zuka dhe Muarem realizuan nga dy gola, njëjtë sikurse edhe sulmuesit Bushiç, teksa Argjent Gafuri shënoi një gol, në fitoren 7:1 të Flamurtarit.

Leave a Reply