ZYRTARE, Amir Bilali ndahet me Rabotniçkin

Futbollisti shqiptar Amir Bilali zyrtarisht është larguar nga skuadra e Rabotniçkit. Lajmin për “InfOSport.mk” e ka konfirmuar edhe vet Bilali, duke theksuar se kontrata është ndërprerë me marrëveshje të dyanshme dhe nga sot është futbollist i lirë.

Bilali me Rabotniçkin kishte kontratë deri në muajin qershor me opsion rinovimi edhe për 1 vit tjetër. Ndërkohë 23 vjeçari është në kërkim të një mjedisi të ri, ndërsa nuk mungojnë as ofertat që kanë ardhur në adresë të tij. Mësohet se për Bilalin janë të interesuar disa klube nga vendi dhe Shqipëria, ndërsa pritet që ditëve në vijim vet futbollisti të vendos se ku do të vazhdojë karrierën e tij./“InfOSport.mk”

Leave a Reply