ZYRTARE, Ljamçevski bëhet i FC Shkupit

Bllagoja Ljamçevski edhe zyrtarisht stinorin pranveror do të paraqitet me fanellën e FC Shkupit, të cilës skuadër sot i tha “Po”.

Marrëveshja është nënshkruar në prani të nënkryetarit të klubit Omer Bunjaku, i cili kontratën me Ljamçevskin e nënshkroi në Hotel “Epinal” në Manasitir.

Futbollisti 30 vjeçar nga Manastiri pas vete ka një karrierë kampioni i cili në kampionatin e Maqedonisë ka fituar tre herë titullin kampion me Vardarin dhe dy herë Kupën e Maqedonisë, me Makedonija Gj.P dhe Metalurgun.

Prezantimi zyrtar i Ljamçevskit i cili vje nga rradhët e Pelisterit, do të bëhet të mërkurën, kur edhe do ti bashkohet skuadrës në stërvitjen e parë.

Leave a Reply