Kukësi me Nexhipin bënë edhe goditjen e dytë në merkato

Skuadra kampione në fuqi e Shqipërisë, Kukësi, gjatë ditës së sotme ka bërë edhe goditjen e dytë në merkato, njofton “infOSport.mk”. Skuadra e drejtuar nga trajneri austriak, Pakult  po vijon përgatitjet në Antalia të Turqisë, aty  ku sot u prezantua edhe mesfushori gjeorgjian, Irakli Dzaria.

Ky i fundit u prezantua pikërisht nga drejtori sportiv, shkupjani, Nderim Nexhipi si dhe shefi i klubit, Jonuz Hallaçi.

Dzaria është një mesfushor me përvojë, i aktivizuar më parë edhe me kombëtaren e Gjeorgjisë, për të cilën ka zhvilluar 9 ndeshje dhe ka shënuar një gol.

Karriera e tij lidhet me ekipet e kampionatit gjeorgjian, si Dinamo Tbilisi, Sioni, Dila dhe FC Zestafoni, me të cilën skuadër ka luajtur edhe në eliminatoret e Liga Europa si dhe Ligës së Kampionëve, gjë të cilën ka bërë edhe me skuadrën e Dila dhe Dinamo Tbilisi.

Vlen të ceket se Dzaria ka përvojë edhe nga ndeshjet në grupe të Liga Europa, kur në vitin 2011 ishte pjesë e tyre me ekipin e FC Zestafoni.

Leave a Reply