Tifozët e Realit zgjedhin Ronaldon për futbollist të muajit dhjetor

Sulmuesi i Real Madrid Kristiano Ronaldo është zgjedhur nga tifozët si lojtari më i mirë i muajit dhjetor. Lojtari i përfaqësueses portugeze ka marrë trofeun e quajtur “Mohou Five Star Player” që jepet nga klubi i Real Madrid.

Kristiano është vlerësuar për paraqitjet e zhvilluara në muajin e fundit të viti 2017, ku ai mori pjesë në gjashtë ndeshje të Los Blancos. Ai shënoi pesë gola në ato ndeshje duke ndihmuar ekipin e tij të fitojë Kupën e Botës për Klube. Ishin vetë tifozët e Real Madrid ata që zgjodhën fituesin, si çdo muaj, nëpërmjet votimit që u zhvillua në rrjetet sociale. Gjithsesi, Ronaldo është duke kaluar sezonin më të vështirë që kur ka ardhur në kryeqytetin spanjoll dhe forma e gjithë skuadrës ka bërë të kuptohet më shumë rënia e tij.

Leave a Reply