Pas Kuntinjos, Liverpulli gati të shes edhe një tjetër

Pas brazilianit Filipe Kutinjo, një tjetër mund të largohet që sot nga skuadra e Liverpullit. Sipas asaj që raportojnë mediat angleze, bëhet fjalë për portierin Simon Minjole, që nuk duket i lumtur te Liverpulli. Portieri belg po mendon largimin, ndërsa skuadra që ka shfaqur më shumë interes për të, është Napoli.

Gabimet e shumta i kanë kushtuar shumë Minjole, duke mos mbrojtur rregullisht portën e skuadrës angleze, ndërsa dëshira e belgut është që të luajë rregullisht.

Nga ana tjetër klubi “napolitan” është vënë në kërkim të pasuesit të Pepe Reina, emri i të cilit lidhet ngushtë me një kalim të mundshëm te Njukasëll Junajtedi dhe bashkimi i sërishëm me strategun spanjoll, Rafa Benitez.

Nëse mund të ju besohet mediave angleze, marrëveshje mes palëve mund të ketë që në muajin janar, ndërsa e gjithë kjo do të mbyllej në vlerën e 20 milionë eurove.

Leave a Reply