Njukasëll J. interesohet për Pepe Reina

Njukasëll Junajtedi ka përgatitur një ofertë në vlerë prej 10 milion sterlinash për portierin e Napolit, Pepe Reina, shkruan tabloidi anglez, “Sun”, përcjellë “infOSport.mk”.

Rafa Benitez njeh shumë mirë kualitetet e portierit spanjoll që nga koha kur që të dy bashkë ishin pjesë e Liverpullit para më shumë se një dekade.

Kontrata e Reinas me Napolin përfundon në fund të sezonit aktual, mirëpo ai nuk ngutet që ta rinovoj të njëjtën. Për shërbimet e Reinas gjatë verës së kaluar interesohej edhe Paris Sen Zhermeni, mirëpo asaj kohe drejtuesit e Napolit refuzuan për ta shitur atë.

Leave a Reply