Real Madridi nuk e jep për huazim Kovaçiçin te Interi!

Real Madrid i ka thënë Inter-it ta harrojë huazimin e Mateo Kovaçiç këtë muaj, pretendojnë raportet në Spanjë. Ditët e fundit është përfolur për një rikthim të lojtarit të përfaqësueses kroate në San Siro për gjashtë muaj, i cili shihet si një alternativë e mesfushorit të Jiangsu Suning Ramires.

Gjithsesi, Defensa Central pretendon se Real i ka mbyllur derën italianëve teksa nuk duan t’ia dëgjojnë fare ofertën e mundshme. Kovaçiç iu bashkua Inter-it nga Dinamo Zagreb në janar të 2013 për 11 mln euro dhe u shit te Real Madrid për 31 mln euro plus bonuse në verën e 2015.

Kroati ka bërë vetëm 14 paraqitje këtë sezon me Merengues në të gjitha kompeticionet, duke regjistruar një asist.

Leave a Reply