Shkëndija sot u nis drejt Antalias

Futbollistët e Shkëndijës të premten kanë mbyllur përgatitjet në Tetovë dhe sot në mëngjes janë nisur drejt Antalias së Turqisë, ku do zhvillojnë fazën e dytë dhe kryesore e përgatitjeve dimërore.

Shkëndija do të qëndrojë në Turqi deri më 4 shkurt, ndërsa përveç stërvitjeve do të zhvillojë edhe katër ndeshje kontrolluese, përmes së cilave do të tempohet forma për vazhdimin e garave në futbollin vendor ku kërkohen trofe.

Stafi teknik paralel me përgatitjen e ekipit për gjysmësezonin pranveror vëmendje i kushton edhe të ardhmes, duke përfshirë në ekspeditë disa të rinjë.

Shkaku i dëmtimit në Tetovë mbetet Arbin Zejnullai, ndërsa me skuadrën në Antalia do të jenë të rinjtë Ensar Luma, Alban Rasimi, Ylber Beqiri nga shkolla e Shkëndijës dhe Leard Sadriu i ardhur nga Ferizaji.

Gjatë 2 javëve në Antalia, ekipi do të zhvillojë 4 ndeshje kontrolluese, edhe atë kundër Cyrihut (Zvicër) me 22 janar, Olimpik Donjetskut (Ukrainë) me 26 janar, Dinamo Zagrebit (Kroaci) me 30 janar dhe Gabala (Azerbajxhan) me 3 shkurt.​

Ekspedita e Shkëndijës në Antalia:
Portierë: Kostadin Zahov, Bekim Rexhepi, Saladin Mustafi, Artan Iljazi.
Mbrojtës: Bazhe Todorovski, Mevlan Murati, Egzon Bejtullai, Olsi Teqja, Mevlan Adili, Leard Sadriu, Ylber Beqiri, Ardian Cuculi.
Mesfushorë: Ennur Totre, Besmir Bojku, Armend Alimi, Enis Fazlagiç, Sabit Bilalli, Ferhan Hasani.
Sulmues: Izair Emini, Alban Rasimi, Ensar Luma, Marjan Radeski, Stenio Junior, Besart Ibraimi, Shefit Shefiti.
Stafi teknik: Qatip Osmani (kryetrajner), Bashkim Livoreka (ndihmës trajner), Erhan Selimi (ndihmës trajner), Samet Zejneli (trajner i portierëve), Metin Dalip (trajner kondicional).

Leave a Reply