Luis Enrike drejt Premierligës?

Ish trajneri i Barcelonës, Luis Enrike shumë lehtë mund të ndodh që ti kthehet punës së trajnerit, atë që me shumë sukses e bënte në krye të skuadrës “katalunase”. Një gjë të tillë pohojnë mediat spanjolle dhe angleze që e lidhin atë me një kalim të mundshëm në Premierligë.

Enrike mund të marrë drejtimin e Çelzit, duke zëvendësuar kështu italianin, Antonio Konte. Drejtuesit e skuadrës nga “Stemford Brixh” raportohet se janë duke u përgatitur për një largim potencial të teknikut italian, i cili mund ta marrë drejtimin e skuadrës së Paris Sen Zhermenit.

Një gjë e tillë do të ndodhte në rast se trajneri aktual i PSZH-së, Unaj Emeri nuk arrinë të triumfojë me skuadrën e tij në Ligën e Kampionëve Europian.

Leave a Reply