Juventus Serava kalon në çerekfinale, eliminuan Ilirët e Kumanovës

Juventus Serava është skuadra e rradhës që ka siguruar një vend për në ndeshjet çerekfinale të Kupës në futsal, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra “bardhezi” në ndeshjen e 1/8 së finales të zhvilluar sonte në Kumanovë përballë ekipit Ilirët e Kumanovës shënuan fitore me reuzltatin 2:3, duke iu bashkuar në këtë mënyrë dy skuadrave tjera shqiptare, Shkëndijës dhe Shkupit, që gjithashtu gjatë ditës së djeshme shënuan fitore, duke eliminuar Velesin, gjegjësisht ekipin e Astibos.

Eljesa Neziri ishte më i merituari për fitoren e sotme në Kumanovë, duke realizuar dy gola, ndërsa një gol tjetër për Juventus Seravën shënoi edhe Pajtim Rexhepi.

Leave a Reply