Më në fund, Sançez te Junajtedi, Mikhtarian te Arsenali

Ka marrë fund telenovela angleze me protagonist kryesor Mançester Junajted, Mikhtarian – Arsenal, Sançez. Shkëmbimi mes futbollistëve në fjalë është bërë realitet, pasi kiliani do të bashkohet me Mançester Junajtedin, teksa armeni do të jetë pjesë e Arsenalit.

Henrik Mikhtarian më në fund ka pranuar transferimin nga Junajtedi te Arsenali, ashtu që gjatë ditës së sotme pritet që ti kryej vizitat mjekësore dhe më pas të nënshkruajë kontratën e re për të zyrtarizuar transferimin e tij të hënën. Ende nuk dihet kohëzgjatja e marrëveshjes me “topçinjtë”, si dhe paga që do të ketë te skuadra londineze.

Pikërisht ardhje e Mikhtarian në “Emirates” ishte kushti i vendosur nga Arsenali për t’i dhënë dritën jeshile kalimit të Aleksis Sançezit tek “Djajtë e Kuq”.

Sulmuesit kilian në fund të qershorit të këtij viti i përfundonte kontrata me Arsenalin, ndërsa edhe pse zërat e parë e dërgonin atë te Mançester Siti, në fund falë edhe përfshirjes së Murinjos, Sançez vendosi që ti bashkohet skuadrës nga “Old Traford”.

Leave a Reply