FC Shkupi u nis drejt Antalias

Skuadra e Shkupit sot në orët e mëngjesit është nisur për në Antali të Turqisë, ku 15 ditët e ardhshme do të kryejë fazën e dytë të përgatitjeve dimërore.

Kjo është hera e parë që skuadra nga Çairi udhëton jashtë Maqedonisë që nga kthimi në ligën e parë të Maqedonisë, ndërsa kjo u mundësua falë ardhjes së sponsorit të ri me pronarin Shefshet Demiri.

Ekipi i trajnerëve me në krye Ardian Nuhiun, me vete ka vendosur të merr edhe disa futbollist nga ekipi i të rinjve, që do ti ndihmojë ata të kenë zhvillim më të mirë në sfidat e ardhshme.

Me skuadrën në Antali do të jenë të rinjtë Altin Sefo, Besir Ramadani, Suhejl Muharemi dhe Nuhi Jonuzi.

Ekspedita e FC Shkupit për në Antalia të Turqisë:

Suat Zendeli, Burhan Mustafa, Edis Maliqi, Bllagoja Ljamçevski, Muharem Bajrami, Besart Krivanjeva, Ermedin Adem, Shqiprim Taipi, Omar Imeri, Fatih Ismaili, Kristijan Stojkoski, Alen Jasharoski, Rron Broja, Bazhe Ilijoski, Bunjamin Shabani, Shpend Asani, Stefan Vujçiç, Husein Demiri.

Stafi: Ardian Nuhiu (kryetrajner), Faruk Jonuz (ndihmës trajner), Orhan Abdi (trajner kondicional), Blagoja Georgievski (trajner i portierëve), Bunjamin Grainca (fizioterapeut).

Leave a Reply