Sot plotë 5 skuadra nga LPFM zhvillojnë ndeshje kontrolluese

Sot plotë 5 skuadra nga Liga e Parë Futbollistike e Maqedonisë do të zhvillojnë ndeshje miqësore, përfshirë këtu edhe Renovën dhe Pobedën, që në këto momente në stadiumin e qytetit në Ohër po zhvillojnë ndeshjen mes vete, njofton “infOSport.mk”.

Përveç tyre sot edhe tre skuadrat e elitës, Rabotniçki, Sileksi dhe Akademia Pandev që po stërviten në Antalia të Turqisë do të zhvillojnë ndeshjet e tyre.

Rabotniçki ndeshjen e saj të parë në tokën turke do ta zhvillojë kundër Gabalas nga Azerbajxhani. Kjo ndeshje starton në ora 15:00 sipas kohës sonë lokale, ndërsa një orë më herët ndeshjet e tyre do ti zhvillojnë edhe Sileksi dhe Akademia Pandev.

Këta të fundit pas disfatës nga Jenisej në ndeshjen e tyre të parë në Antalia, sot do të kërkojnë një rezultat pozitiv përballë polakëve të Krakovia, teksa Sileksi kundër skuadrës së Orenburg që garon në Ligën e Dytë të Rusisë do të zhvillojë ndeshjen e saj të parë kontrolluese në Turqi.

Leave a Reply