Roma bënë pazar te Barcelona

Skuadra e Romës përkrah largimeve të paralajmëruara nga skuadra, po punon intenzivisht edhe në afrimet e reja, që do rikuperonin zbraztirat e mundshme të krijuara te skuadra romake. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, Roma është në bisedime e sipër me Barcelonën për transferimin e anësorit spanjoll, Aleiksh Vidal.

Sipas raporteve, Roma dëshiron ta huazojë Vidalin në “Olimpiko”, që më pas në përfundim të huazimit, të blejë kartonin e tij për një shumë prej 10-11 milionë eurosh.

Drejtori sportiv i “Ujkeshës Romake”, Monçi njeh shumë mirë kualitetet e Vidal, që nga koha kur këta të dy ishin pjesë e Seviljës.

Leave a Reply