PSZH rikthehet te fitorja, Kavani hyn në histori (VIDEO)

Paris Sen Zhermeni ka lënë mbrapa disfatën nga Lioni, pasi sot në “Park De Princ” ka arritur të fitojë me rezultat 4:0 Montpellierin. Goleada e Parisit nisi me finalizimin e Kavanit i cili me golin ndaj Montpellier hyri në historinë e klubit francez pasi u bë golashënuesi më i mirë i të gjithë historisë së PSZH-së, pasi numëron 157 gola me këtë fanellë, një më shumë se Zlatan Ibrahimoviç.

Pas Kavanit rrugën e rrjetës e gjeti edhe Nejmar me penallti ndërsa në fraksionin e dytë Di Maria dhe sërish braziliani Nejmar vulosën rezultatin përfundimtar në 4:0.

Leave a Reply