Shtutgarti shkarkoi trajnerin Volf

Skuadra e Shtutgartit ka shkarkuar trajnerin Hanes Volf, njoftuan nga klubi gjerman. Kontrata e strategut gjerman ishte ndërprerë pas disfatës 0:2 ndaj Shalke 04 në ndeshjen e javës së 20-të në Bundesligë.

Disfata e djeshme ishte e 7-ta në 8 ndeshjet e fundit për Shtutgartin, skuadër kjo e cila me vetëm 20 pikë renditet në pozitën e 15-të.

Ende nuk dihet se kush do të pasojë Hanes Volf në postin e trajnerit te Shtutgarti.

Leave a Reply